Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Pejë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rastin në Polici e ka lajmëruar vëllai i tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore, mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./FrontOnline