Policia e Kosovës raporton se ka gjetur një mashkull të vdekur në shtëpinë e tij në Graçanicë, të premten në mesditë.
Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Graqanicë 03.03.2023 – 14:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online