Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Vdekja e viktimës është konstatuar edhe nga ekipet mjekësore.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth 15:00, kemi pranar informatën për një person të alivanosur rrugën Uran Ajeti në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend ngjare ku edhe është konstatuar vdekja e personit”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për Indeksonline.
Ndryshe, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.