Një person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Radoniqit.
Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës.
Nga Policia kanë thënë se njësitet policore në konsultim me prokurorin po merren me rastin.
“Në orët e pasditës, në liqenin e Radoniqit – Gjakovë është gjetur një trup i pajetë. Viktima mashkull, dyshohet të jetë rreth 60 vjeçar. Ende nuk është identifikuar, njësitet e nevojshme policore në konsultim me prokurorin po merren me rastin”, kanë deklaruar nga Policia.