Një burrë nga Kamenica është gjetur i vdekur në rrugë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Stalic të Kamenicës, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendim e ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë. Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.