Kitaristi kanadez, Gord Lewis, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Hamilton të Ontarios, pasi dyshohet se është vrarë nga djali i tij.
Djali 41-vjeçar i rokerit, Jonathan Lewis, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa Departamenti i Policisë së Hamiltonit po vazhdon të hetojë rastin.
Trupi i të ndjerit ishte gjetur i dekompozuar nga policët në fundjavë, sipas mediave të huaja. Zëdhënësja e policisë së atjeshme ka thënë në një konferencë për shtyp se autoritetet nuk janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.
Lewis ka qenë bashkëthemelues i grupit ‘punk rock’, “Teenage Head”, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfrimuar edhe grupi përmes një postimi të ndjerë në Instagram. Krahas fotos së Gord, shkruhej:Jemi zemërthyer dhe ende përpiqemi të pranojmë humbjen e mikut, shokut të grupit dhe vëllait tonë Gord Lewis. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe me të gjithë ata që e njihnin dhe e donin. Gord ishte një forcë dhe një frymëzim për shumë njerëz. Të morën prej nesh shumë shpejt./KOSOVARJA