Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për familjen Hasanaj në Strellc të Deçanit. Mustafë Hasanaj, ish-drejtor i Shëndetësisë në dy mandate në Komunën e Deçanit është gjetur i plagosur në mëngjesin e sotëm.
Afërsisht një orë më pas, Hasanaj ka ndërruar jetë në spital. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj e ka kujtuar Mustafë Hasanajn si njeri të urtë e të ndershëm.
“Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpuntor!
Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotkuptimin e fjalës!
Per dy mandate kisha nderin ta emroja si drejtor në Komunen e Deçanit.
Ngushllime familjes, bashkëpuntorëve dhe farefisit”, shkruan Selmanaj në Facebook./Front Online/