Sot rreth orës 17:00 është gjetur eksploziv në një autobus në Komoran.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjindet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vend-ngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës për Indeksonline.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes edhe më tutje vazhdojnë të jenë Policia e Kosovës, FSK dhe KFOR.