Një grua është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Policia njofton përmes raportit se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion.
“VDEKJE E DYSHUAR/Prizren, 11-13.10.2022 – NN. Më 13.10.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline