×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e djegur në Hajvali, makina me të cilin dyshohet se po udhëtonin grabitësit e armatosur

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Është gjetur e djegur makina me të cilën dyshohet se grabitësit kanë kryer grabitjen sot në  afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik.

    Gazetari i televizionit T7 Çlirimtar Morina ndodhet në vendin e ngjarjes në Hajvali, aty ku u gjet makina e djegur.

    Mëngjesin e së hënës rreth orës 10:30, një grabitje e armatosur nga ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë, në afërsi të Albi Mall.

    Siç u raportua, dyshohet se grabitësit të maskuar e me armë të gjata sulmuan furgonin e një kompanie që po transportonte para.

    Të dyshuarit me t’u larguar nga aty në drejtim të Hajvalisë, dogjën automjetin “Pick Up” me targa të Gjermanisë, ku dhe e gjeti policia në rrugën “Pal Malushi” në Hajvali.

    Dyshohet se nga aty, grabitësit kanë shkuar drejt Gjilanit.

    Lidhur me rastin, në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj personave që po siguronin një furgon që po transportonte para.

    Policia thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të përfshirë në rast.

    “Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Një 42-vjeçar nga Vushtrria mbeti i plagosur në shpinë me dy plumba.

    Nga Emergjenca në QKUK kanë thënë se gjendja e tij është e rëndë.

    Shefi i Emergjencës, Naser Syla tha se i plagosuri aktualisht është duke iu nënshtruar operacionit.

    “Gjendja është e rëndë. Aktualisht është në sallën e operacionit”, ka thënë shkurtimisht Syla

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit dhe familjes së tij, për vdekjen e Haxhi Thaçit,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në Burojë të Skenderajt, pas vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçit, Haxhi...
    Lajme17 Mars 2025
    Milazim Thaçi, bashkëfshatari i të ndjerit,  Haxhi Thaçi, ka folur për media duke u shprehur tejet i mërzitur për vdekjen e tij....
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen...
    Lajme17 Mars 2025
    Në media po raportohet se mbrëmë ka ndodhur një takim mes kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe ish-kandidatit të PDK-së për kryeministër,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, dhe kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë...
    Lajme17 Mars 2025
    Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Peter...
    Lajme17 Mars 2025
    Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, për Express ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka gjetur të djegur në rrugën “Pal Malushi” në Ajvali veturën me të cilën po udhëtonin grabitësit e armatosur,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.