Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë e anti-kontrabandës kanë zbuluar sot tre kallashë të fshehur një automjet me targa të Shqipërisë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Dogana ka bërë me dije se personat të cilët kanë qenë në veturën ku janë gjetur armët, janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje.
“Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47. Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.