×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Në varrezat e shqiptarëve myslimanë në veri të Mitrovicës janë gjetur eshtrat e dy personave të viktimave të luftës, ndërsa po bëhet përpjekjeje edhe për gjetjen e eshtrave të personit të tretë.

    Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për Persona të Pagjetur.

    “Sot jemi rikthyer për të katërtën herë në lokacionin e varrezave të shqiptarëve myslimanë në veri të Mitrovicës të gjetjes së viktimave të luftës. Si rezultat i gërmimeve të realizuara sot janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të të paktën dy personave viktimave të luftës. Për momentin është duke u bërë përpjekje edhe për gjetjen e personit të tretë që mund të jetë një nga personat e zhdukur, por megjithatë të shohim dhe duhet ende edhe pak kohë në qoftë se do të arrijnë të gjejmë dhe zhvarrosim edhe këto pjesë mortore”, tregoi Gara për KosovaPress.

    Gara ka theksuar se si rezultat i gërmimeve për gjatë tre muajve janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore për gjashtë viktimat e luftës.

    “Si rezultat i katër këtyre aktiviteteve gërmuese gjatë këtyre tre muajve muaji gusht, shtator dhe dy aktivitete të muajit tetor deri më tani janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore për gjashtë viktima të luftës”, tregon Gara nëpërmjet telefonit.

    Ndërkaq, ai ka treguar edhe për vështirësitë meqë gërmimet po bëhen brenda varrezave e ku duhet kujdes i shtuar për të evituar zhvarrosjen e eshtrave që nuk i përkasin viktimave të luftës.

    “Sigurisht që vështirësitë tani janë evidente në raste të tilla për shkak se është hapësirë brenda varrezave dhe punohet me shumë kujdes për të evituar mundësin e zhvarrosjes së eshtrave që nuk i përkasin viktimave të luftës që do të thotë është më se e nevojshme që të jetë informacioni sa më i saktë, në këtë rast po flas edhe për mundësinë e informatave nga arkivat e ish-institucioneve të Serbisë dhe është shumë me rëndësi me potencu që duhet të bëjë thirrje tek qytetarët që kanë varrosur të afërmit apo familjarët e tyre pas luftës në këtë hapësirë të varrezave por edhe varrezave tjera të qyteteve të mëdha në rast të hasjes në eshtra ose mbetje mortore atëherë gjithsesi të njoftojnë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës”, theksoi Gara për KosovaPress.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.