Një raportim për gjetje të mbetjeve mortore është bërë së fundi në rajonin e Prizrenit.
Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje, punëtorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa e gjësende të tjera, i varrosur në mënyrë të pazakontë.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjithë njësitë përkatëse policore.
Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës.
“Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje puntorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, i varrosur në mënyrë të pa zakontë. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës”, thuhet në njoftimin e policisë.