Një mashkull nga Prizreni ka raportuar në Polici se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut.
Policia përmes, raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.
“Prizren 10.11.2022 – 12:11. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online