Një burrë kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes – granatë dore skaj një rruge në Suharekë.
Sipas raportit policor, njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre”, thuhet në raport.