Policia greke ka gjetur në një kamion frigorifer 41 migrantë. Ata janë kapur në autostradën në veri të vendit.
Migrantët, shumica afganë nuk janë lënduar kanë thënë Policia duke shtuar se sistemi i ftohjes në kamion nuk ishte i aktivizuar.
Policia e ka ndaluar kamionin gjatë një kontrolli rutinë në afërsi të qytetit Ksanti.
Muajin e kaluar një rast i ngjashën ndodhi në Londër, ndërsa sot u arrestuan edhe 8 persona të tjerë në Vietnam në lidhje me këtë rast.
Lajmin për arrestimin e tyre e bënë të ditur mediet shtetërore vietnameze.
“Duke u bazuar në atë që kemi marrë vesh nga personat e dyshuar, ne do të zhvillojmë hetime në mënyrë aktive për t’i luftuar këto rrjete që dërgojnë njerëz në Britani në mënyrë ilegale”, tha komandanti policor Nguyen Huu Cau.
“Gjëja më e mirë që mund ta bëjmë tash është që të merremi me pasojat e incidentit dhe t’i ndihmojmë familjet e viktimave që t’i marrin trupat e më të dashurve të tyre”, shtoi ai.
Qeveria e Vietnamit njoftoi se një delegacion i diplomatëve dhe zyrtarëve policorë të këtij vendi janë nisur drejt Britanisë për t’u takuar me homologët e tyre dhe për të bashkëpunuar lidhur me hetimin e vdekjes së 39 qytetarëve të Vietnamit në kamionin që vozitej nga një shofer i Irlandës Veriore, shkruan “Reuters”./Front Online/