Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen e radhës për të çuar përpara iniciativën e Shengenit Ballkanit.Top Channel ka mësuar se nuk do të jetë një takim i ngjashëm si ato në Nish, Tiranë apo Ohër, por do të zhvillohet përmes platformës Zoom javën e ardhshme.
Mbetet me interes për t’u parë pjesëmarrja e Kosovës, paçka se takimi nuk do të jetë ballë për ballë por online.
Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.Gjatë vizitës në Shkup, homologu Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ia përsëriti ftesën kryeministri Hoti, kut tha se Kosova duhet të afrohet me iniciativën rajonale të Shengenit Ballkanik me qëllim që të jetë prioritet për rajonin, pa dallim të çështjeve të hapura politike.Zaev në konferencën për shtyp, e konfirmoi takimin me presidentin Vuçic dhe kryeministrin Rama.
Ky takim përmes Zoom mbart edhe disa pikëpyetje të tjera për përfaqësimin e Malit e të Zi si dhe Bosnjës.