×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur gjashtë persona.

    Sipas IKPSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).

    Po ashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 529 raste të reja me Covid-19.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    333 TË SHËRUAR DHE 529 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.888 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes (janë përfshirë testimet RT-PCR dhe rastet e raportuara me vonesë nga laboratori privat Avicena KS nga data 27.02 – 07.03.2021 [2.559 teste RT-PCR dhe 72 raste pozitive] dhe laboratori Olive nga data 05.03-07-03.2021 [873 teste RT-PCR dhe 68 raste pozitive]).

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.