Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e hershëm të së martës në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe ka përfshirë dy automjete.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për FrontOnline se si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Ajo shtoi se aktualisht njësiti i trafikut rrugor është duke u marrë me hetimin e rastit.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për FrontOnline