×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjashtë raste të dh*unës në familje brenda 48 orëve në Kosovë

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 48 orëve.

    Në të gjitha rastet, gratë kanë qenë viktima të dhunës fizike dhe psiqike

    Policia bën të ditur se pesë persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë / 20.04.2025 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare dhe disa personave tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Podujevë / 21.04.2025 – 17:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur dhe ndaj viktimës femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë / 21.04.2025 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Ferizaj / 21.04.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Pejë / 21.04.2025 – 07:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Gjakovë / 21.04.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit dhe intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt

    Nga Rubrika
    Kronika15 Maj 2025
    Një vjedhje e rëndë është raportuar gjatë ditës së mërkurë në Mitrovicë të Veriut. Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë...
    Kronika15 Maj 2025
    Një burrë derisa ishte duke kryer punime në Ferizaj, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit 24-orësh të...
    Kronika15 Maj 2025
    Një grua ka vdekur të mërkurën në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet lidhur me vdekjen...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet. Ai tha se...
    Lajme16 Maj 2025
    47 liderë evropianë pritet të jenë sot në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Kjo...
    Lajme16 Maj 2025
    Ish-kryetari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së, ka folur për “Front Online” lidhur me...
    Lajme16 Maj 2025
    Kosova ka pësuar një tjetër dështim në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, pasi aplikimi i saj nuk është përfshirë...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Sport15 Maj 2025
    Barcelona edhe matematikisht është kampione e Spanjës pas një ndeshjeje të zjarrtë kundër rivalëve lokalë të Espanyol-it, ku talenti i jashtëzakonshëm Lamine...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.