×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë persona në kërkim për drogën në vlerë rreth 5 milionë euro që u sekuestrua në Pejë

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Prokuroria Themelore në Pejë, mëngjesin e së premtes, ka zhvilluar një aksion kundër trafikimit të drogës dhe ka arritur të sekuestrojë mbi një ton substancë narkotike në vlerë rreth 5 milionë euro.

    Zv.Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli, ka deklaruar se në rastin e Pejës janë gjetur mbi 2 tonë narkotikë, të llojit mariuanë.

    “Vlera është publikuar në vlerën minimale që mund të shitet jashtë Kosovës. Fillimisht kemi menduar se ka qenë mbi 1 ton narkotik. Pas bërjes së tërësishme së narkotikëve, i cili është sekuestruar rezulton se janë 1035 gramë të sekuestruara. Ndërsa, edhe 2850 bimë të shkatërruara, dhe i përpjesëtojmë vetëm me gjysmë kilogrami, prap sasia është më e madhe se 2 tonë. Ne jemi të bindur se ka qenë mbi 2 tonë dhe vlera mbi 5 milionë euro”, deklaroi Qavolli.

    Qavolli shtoi se gjashtë persona janë në kërkim nga Policia e Kosovës, po ashtu ka edhe shtetas të Shqipërisë.

    “Gjatë patrullimit që bënë Policia e Kosovës dhe me njoftimin e qytetarëve. Zona malore, vështirë e qasshme, e rrethuar me gjemba, me tela. Ka qenë shumë e vështirë. Ata kanë rrezikuar jetën e tyre për zbardhjen e këtij rasti. Bazë informacioneve njëri nga rastet më të mëdha. Rasti është emërtuar si ‘Vera 2024’. E dijmë se kush janë disa prej personave, por pritet arrestimi. Gjashtë persona janë në kërkim. Ka edhe shtetas të Shqipërisë. I arrestuar vetëm një person. I është caktuar një muaj paraburgim. Ka qenë mirëmbajtës dhe ka sjellë produktin e narkotikit”, tha Qavolli në RTV Dukagjini.

     

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje publike ministrit aktual të Financave, Hekuran Murtatit që të përballen me debat. Bajrami...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ekonomisti Mustafa Kadriaj thekson se është e rëndësishme të kemi në retrospektivë se kjo qeveri, para se të vije në pushtet, kishte...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se do ishte mirë, nëse në 2025-ën disa deputetë të opozitës do...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Pal Lekaj deputet nga AAK, kritikoi Qeverinë Kurti për dështimin dhe siç tha për keqpërdorimin e sektorit të energjisë. Ai theksoi se...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për 113 studentët e...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i domosdoshëm...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Qeveria gjermane po ndjek një politikë të rreptë kursimi. Në vitin 2025, financimi gjerman për ndihmën humanitare në botë do të përgjysmohet....
    Ekonomi30 Shtator 2024
    Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator. Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit...
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim atashetë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës të akredituar në shtetet partnere...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.