Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas 45 minutash, në kryendeshjen e sotme mes Dritës dhe Feronikelit po fitojnë gjilanasit 1:0, shkruan FrontOnline.
Për Dritën shënoi Festim Alidema nga pika e bardhë në minutën e 15-të të ndeshjes.
Nga ana tjetër, pjesa e parë mes Arbërisë dhe Gjilanit është mbyllur baras 2:2.
Marclei (’11) dhe Kryeziu (’20) shënuan për Arbërinë, kurse për Gjilanin shënoi Musolli (‘5) dhe Progni (’39).
Ndërkaq, Besa po shkakton befasi në Mitrovicë duke fituar 0:1 ndaj Trepçës ’89 me golin e Besenit (’20)./FrontOnline/