Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është në garë për vendin e dytë e për vendin e tretë në grupin 8 të fazës së dytë eliminatore, shkruan FrontOnline.
Vendi i dytë garanton kualifikimin në “Euro 2022”.
Prej vendit të tretë kualifikohen katër prej tetë kombëtareve më të mira nëpër grupe.
Shumë do të varet nga ndeshja e nesërme me Malin e Zi.
“Që prej ditës së parë të grumbullimit, përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Synimet janë të qarta – të tregojmë lojë të mirë dhe të nivelit të lartë. Kualifikimi i mundshëm në Evropian na motivon edhe më shumë, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne do të tregojmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin”, thotë Bujar Ramosaj, lojtari kryesor i Përfaqësueses së Kosovës në mbrojtje.
Grupi 8 i fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”:
1. Suedia 3 6
2. Rumania 4 3
3. Kosova 4 3
4. Mali i Zi 3 2
Ndeshjet e mbetura:
E mërkurë:
Rumania – Suedia (17:00)
Kosova – Mali i Zi (19:30)
E premte:
Mali i Zi – Suedia (18:00)
E diel:
Mali i Zi – Rumania (18:00)
Suedia – Kosova (18:00)
/FrontOnline/