Basketbollisti i Orlandos, Devin Kennedy ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit kundër Indianës.
Ai tentoi ta bllokonte Edmond Sumnerin, por që pësoi frakturë të rëndë në këmbën e tij të djathtë, shkruan FrontOnline.
Gjaku rrodhi në dysheme dhe britmat e basketbollistit në fjalë jehuan nëpër sallë.
Bashkëlojtari i tij, Mo Bamba hoqi menjëherë fanellën dhe i mbuloi këmbën Devinit pasi pamja ishte e tmerrshme.
Basketbollisti në fjalë u largua nga salla me një barelë.
Basketbollistët e Orlandos pësuan një humbje bindëse nga Indiana 131:112, por rezultati mbeti në plan të dytë për shkak të këtij dëmtimi të tmerrshëm./FrontOnline/
https://youtu.be/qtNJxAnhK3g