×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjakovë: Një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve për sulm ndaj personit zyrtar

    FrontOnline
    12 Gusht 2024

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke iu caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve Gj.P. dhe P.I., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar dhe pengimin e personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Sipas komunikatës së Gjykatës, duke iu referuar kërkesës, “me datë 10.08.2024 rreth orës 23:20 min, në Gjakovë në afërsi të lokalit “B.Z.”, natën kritike përderisa i dëmtuari kishte vërejtur se një person kishte dëmtuar një pasqyrë të motoçikletës që ishte e parkuar tek lokali i lartcekur, i njëjti i’u benë me dije që të ndalën, e me pas i’u prezantohet se është polic, me ç ‘rast të njëjti fillimisht i drejtohen me fjalët “kush je ti me na ndal” e me pas që të dy të pandehurit e kapin për fyti të dëmtuarin e shtynë duke e përplasur për toke, e tërë kohën mundon që t’ia marrin armën zyrtare nga brezi, ku si pasojë e këtyre veprimet të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, thyerje të gishtit të dorës, të cilat janë përshkruar në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali rajonal “Isa Grezda” Gjakovë, përcjell Klankosova.tv.

    “Të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje me përdorimin e forcës tentojnë të pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtar dhe atë zyrtarët policor/të dëmtuarit E.G., A.H. dhe E.P., në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit ishin në detyrë zyrtare, përkatësisht pas pranimit të informatës nga baza lidhur me rastin e lartcekur, pasi të njëjtit i përgjigjen rastit dhe të pandehurve u bëhet me dije se janë të arrestuar të njëjtit refuzojnë dhe vazhdojnë duke rezistuar- pengojnë arrestimin e tyre.”

    Me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe ”Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 10 gusht 2024 dhe do të zgjasë deri më 09 shtator 2024. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Njohës i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, ka folur lidhur vendimin e fundit të SHBA-së për të marrë masa sanksionuese...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.