Një person është arrestuar për shkak se e ka rrahur nënën e tij.
Rasti është raportuar të dielën para mesnatës.
Sipas policisë viktima nuk ka dashur të marrë trajtim mjekësor.
“Gjakovë 08.01.2023 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka dashur të marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.