Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë.
Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Gjakovë/14.10.2024 – 21:28. Lidhur me rastin është raportuar se djali, i dyshuari mashkull kosovar, ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.