Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Gili dhe bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani janë bërë gjyshër për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar Gili përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo tregoi se djalin e kanë pagëzuar me emrin Aleks.
“Mirë se erdhe ne familjen tonë nipi im i parë Aleks Berani🙏❤️ “, ka shkruar Gili.
Edhe gjyshi Ilir përmes rrjeteve sociale ka uruar nipin e tij.
“Djali jone Roberti & nusja Herolina na ndriquan jeten me dielle. Sot erdhi ne jete nipi jone i pare Aleks Berani. Zoti i dhashte shendete e lumturi e jete te gjate prane familjes!“, ka shkruar ai./21Media