×
  • Sport
  • Sport

    Gianni De Biasi reagon ashpër pasi Qeveria e Shqipërisë ua hoqi pasaportat diplomatike

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Gianni De Biasi është një tjetër shqiptar që preket nga vendimi për të dorëzuar pasaportën diplomatike brenda datës 1 qershor. Italiani ishte trajneri i Shqipërisë në “Euro 2016” dhe pas kualifikimit historik, u pajis edhe ai së bashku me skuadrën me pasaportë diplomatike. Kërkesa e fundit e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të dorëzuar dokumentin brenda datës 1 qershor 2021 e ka kapur në befasi dhe ai nuk e fsheh trishtimin për situatën e krijuar së fundmi. “Më duket absurde. Pasaporta ime diplomatike skadon në vitin 2026, pse duhet ta dorëzoj 5 vite më parë?”, thotë ai për “Panorama Sport”. Më tej ka folur edhe për situatën e tij në krye të skuadrës së Azerbajxhanit dhe për rezultatet e fundit të Shqipërisë.

    Mister, a e dini që duhet të dorëzoni pasaportën diplomatike që keni marrë në vitin 2016 në Shqipëri?

    Jo, nuk e di. Më duket e çuditshme. Absurde madje. Nuk shoh asnjë motiv për ta bërë këtë.

    Një shkresë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ka mbërritur në zyrat e FSHF-së dhe kërkohet që të dorëzohen pasaportat diplomatike brenda datës 1 qershor 2021, pasi mbaron vlefshmëria e tyre…

    Më habit kjo gjë. Së pari duhet të saktësoj se unë nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar. Thjesht jam informuar nga mediat. Nëse do të ndodhte vërtet kështu, pa dyshim që ndiej keqardhje dhe jam i surprizuar me një vendim të tillë.

    Pse ju vjen keq?

    Shikoni, dhënia e atij dokumenti (pasaporta diplomatike) është një shenjë mirënjohjeje apo vlerësim i shtetit kundrejt shtetasve të tij. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, as nuk ia kam njollosur kurrë imazhin e Shqipërisë diku, përkundrazi mendoj se kam punuar mirë për sa kohë isha aty dhe kam folur vetëm mirë për Shqipërinë sa herë që më është dhënë rasti. Kam vepruar kështu sepse këtë kam ndier, vetëm dashuri, respekt dhe mirënjohje nga Shqipëria dhe shqiptarët. Por, nëse tani më kërkojnë që ta kthej mbrapsht atë dokument, natyrisht që më lë një shije të hidhur. Nuk gjej motiv. Pse duhet ta kthej mbrapsht pasaportën diplomatike kur ajo skadon pas 5 vitesh? Më duket pa kuptim…

    Nëse ju vjen zyrtarisht njoftimi, çfarë do të bëni?

    Do të kërkoj shpjegime patjetër. Është një gjë që më bezdis shumë, sepse e konsideroj si një mirënjohje atë veprim dhe tani befas ma kërkojnë mbrapsht. Unë nuk i kam bërë asnjë dëm dhe asnjë të keqe Shqipërisë pasi mbarova kontratën e punës aty. Atëherë i bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe? Më thoni pak, a ka kuptim kjo…?

    Nga Rubrika
    Sport27 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo ka qenë sot (e premte) i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards që është mbajtur...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar sot “dorën e hekurt” me një vendim të marrë rreth Llapit dhe kryetrajnerit të tij,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se është i bindur se do të arrijë marrëveshje gjatë janarit me yllin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold....
    Të tjera
    Vip27 Dhjetor 2024
    Laurenti, Sara dhe Driloni kanë qëndruar në oborr teksa bisedonin për eliminimin e sontëm në Big Brother VIP Kosova 3. Laurenti u...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në një prononcim për FrontOnline, infektologu Hamdi Ramadani, thotë se Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët. ‘’Lija...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova ka konfirmuar sot rastin e parë të “Lijës së Majmunit”, një sëmundje infektive shumë e rrallë në Evropë. Instituti Kombëtar i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Telekomi i Kosovës, ka reaguar për shkrimin me titull “Sot u vendos nga Murati në krye të inteligjencës financiare, por Rraci e...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.