Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Kosovo gjatë këtyre ditëve.
Sot (e mërkurë) është publikuar në rrjetet sociale një video, e cila tregonte trajtimin çnjerëzor të një të moshuare në një shtëpi private të të moshuarve në Pejë.
Lidhur me rastin famëkeq ka pasur reagime të shumta nga krerë institucionalë, shoqëri civile dhe figura publike.
Reperi i njohur Getinjo nuk u përmbajt në një postim të gjatë të bërë në InstaStory.
“A po e kuptoni që dhuna s’ka gjini? More Zoti shumë na don se neve duhet pluhur me na bo, me na zhduk krejtve. Ajo plakë në video e cila u dhunua qenka nënë e dëshmorit që ka dhënë jetë për këtë tokë! Çfarë shoqërie jemi ne që në praninë tonë dhunohet një grua e vjetër ndoshta e sëmurë dhe ne qeshim edhe e bëjmë incizim me telefon! Marre po më vjen që jam njeri”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.
Për ngjarjen në fjalë kanë reaguar plot kolegë të reperit nga estrada në rrjetet sociale.