Getinjo ka reaguar në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e vetme kur reperi kosovar reagon në rrjetet sociale për temat aktuale me çka përballet populli kosovar.
Tani që po ndodh edhe fluksi i madh i rritjes së çmimeve, si karburantit e vajit që po bëjnë bujë kudo në media, ankesat nga qytetarët po ashtu janë rritur ndjeshëm.
Madje ata kanë zbrasur raftet në dyqane për t’i zënë artikujt pa u rritur akoma më shumë çmimet.
Në lidhje me rritjen e çmimit të naftës Getinjo ka kritikuar kosovarët.
“Ton ditën rrinë në kafe e ankohen për naftë” është shprehur reperi.
Ndryshe, kënga e fundit nga Getinjo është ajo me titull “Real”.