Banori i Big Brother, Getinjo i njohur për stilin luksoz të jetesës, mbrëmë në shoqërinë e banorëve të tjerë të shtëpisë së BBVK ka treguar për kohën kur familja e tij nuk ka pasur gjendje të mirë ekonomike.
Ai ka thënë se pas kthimit nga Gjermania i është dashur të punonte në treg, në moshën kur ishte 13- 14 vjeç.
“I marrsha këpuct e nanës, babës që nuk i mathin ma. Dalsha n’pazar, e kom shtru ni tepi, i kom çitë kpucat. Ni kpuc e kom shitë ni mark- dy mark. Edhe i bojsha paret, shkojsha e blejsha ni maic shkojsha në shkollë si zotni”, ka deklaruar ai.
Getinjo ka thënë se për këtë gjë asnjëherë nuk është turpëruar të flasë.
Madje, Aliu ka thënë se kur babai i tij nuk e lejonte të punonte ai ndjehej i mllefosur me të dhe mundohej të bënte diçka tjetër për të fituar para.