Rep-artisti i njohur shqiptar, Getinjo shpesh herë në rrjete sociale flet rreth problematikave të ndryshme që ndodhin në vendin tonë.
Ai në një InstaStoy së fundmi ka pasur një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti, lidhur me ofendimet në rrjetin social Tik-Tok.
“Albin Kurti po të lus publikisht me ndërmarrë diçka për njerëzit që po shahen në aplikacionin TikTok”. Beso që ki me i shpëtu shumë njerëz”, ishte kërkesa e tij ndaj Kurtit.
Theksojmë që “Tik-Tok” është rrjet social mjaft i përdorur dhe gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara.