Sot, veteranët e UÇK-së po protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale për të cilën nuk janë përfshirë.
Në mbështetje organizatave të dala nga lufta e UÇK-së i kanë dalur fytyra të ndryshme publike, e në mesin e tyre edhe rep-artisti Getinjo.
Përmes një InstaStory reperi ka publikuar një imazh nga protesta e sotme.
Në imazh shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës me emblemën e UÇK-së.