Ditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP Kosova”, e kanë nisur duke diskutuar së bashku.
Ishin Getinjo, Andi, Artani, Vivia e Arta, të cilët po qëndronin në oborr, teksa po bisedonin për besimin në Zot.
Getinjo u shpreh se beson dhe se fuqia e Zotit është e jashtëzakonshme.
“Parameno, një qiell e sheh me yje, pa asnjë shtyllë e mban yllin në ajër, a e din çfarë fuqie është ajo”, u shpreh Getinjo.
Në anën tjetër edhe Andi u shpreh se beson në Zot.