Dyshja e rep artistëve pjesë e kastit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Stresi kanë vazhduar diskutimet e tyre edhe gjatë ditës së sotme rreth MC Bekës.
Të pakënaqur me MC Bekën, ata kanë vazhduar të komentojnë sjelljet e tij karshi banorëve të tjerë, në veçanti ndaj vajzave dhe Edonit/Victorias.
Madje, edhe Stresi ka thënë se ai “duhet të dalë jashtë” nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, me pretekstin se duhet “të kujdeset për babain e tij”.
“Me qenë në rastin e tij, kisha ik nga këtu dhe do t’i rrija gati babait. Edhe mos me dal, kur të dalim kur më s’do të na flisnin. Do të na thonin ‘ore të poshtër, ka të vdes baba, ti rrin këtu’”, ka thënë Stresi.
Ndërsa, me të gjitha këto është pajtuar edhe Getinjo.