×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gërxhaliu: Urgjente të themelohet Oda Ekonomike Kosovë-Shqipëri

    FrontOnline
    04 Nëntor 2021

    Problemet në Ballkanin Perëndimor kanë nxjerrë në pah nevojën e themelimit të Odës Ekonomike mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri. Deri më tani ka pasur tentativa dhe iniciativa të ndryshme, por në aspektin kohor nuk kanë treguar se kanë qëndrueshmëri në aspektin afatgjatë.

    Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka rekomanduar që të ketë lëvizje pozitive në krijimin e një ode ekonomike të përkrahur nga dy qeveritë.

    “Themelimi i një ode të tillë ka avantazhe në aspekte shumë dimensionale. Disa shtete Kosovën dhe Shqipërinë tani e shohin vetëm si treg për të plasuar prodhimet si pasojë e mungesës së diplomacisë ekonomike dhe për të promovuar aktivitetet, ndërmarrësinë dhe prodhimet në dy anët e kufirit”.

    Gërxhaliu tha se paralajmërimet për mbajtjen e mbledhjes së qeverisë mes dy vendeve, Kosovë-Shqipëri, do të duhej të pasonin edhe me vendime që do të ishin në shërbim të bizneseve mes dy vendeve.

    “Ftoj dy kryeministrat të marrin vendim në mbledhjen e ardhshme të qeverive që do të mbahet në nëntor të marrin vendim për themelimin e Odës Ekonomike, mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri, ky do të ishte një hap i madh për bizneset në dy anët e kufirit. Kjo odë do të ishte një arritje dhe do të tregonte se Kosova dhe Shqipëria si dy vende të një kombi kanë potenciale për bashkëpunim ekonomik e tregtar”.

    Sipas tij Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një odë ekonomike të pastër profesionale e orientuar, në përafrim të interesave të të dyja komuniteteve të biznesit dhe promovimin e tyre të zhveshur nga influenca politike dhe e ndërtuar në struktura të reja profesionale dhe jo nga strukturat e asosacioneve eksistuese në dy vendet të cilat e kanë degraduar bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve të një kombi të ndarë.

    “Nëse sot, Asosacioni më i fuqishëm lobues në Shqipëri është Oda Serbo-Shqiptare, a nuk është turp i kohës të mos ekzistoj edhe Oda Ekonomike Shqipëri-Kosovë e orientuar e ndërtuar mbi profesionalizëm që përmes rëndësisë ekonomime dhe intergruese do të kishte komponentët psikologjike dhe kombëtare që në botë të përmirësohet imazhi për ne, si dy ekonomi komplementare të hapura për bashkëpunim ekonomik me çdo kënd por në suaza të barabarta”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit....
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatin Reçak me rastin e 26 vjetorit të masakrës nga forcat serbe. Osmani ka thënë se...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se veprimet e sotme të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të mërkurën është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.