×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gërxhaliu: Rritja e normave bankare goditje për sektorin privat

    FrontOnline
    12 Maj 2023

    Kërkesa e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rritur normat e interesit ka ngjallur pajtime dhe mospajtime në vend.

    Disa ekonomistë mendojnë se rritja e interesit të kredive do të stoponte inflacionin e disa të tjerë konsiderojnë se kjo do ta ngufasë sektorin privat në Kosovë.

    Aktualisht normat e interesit të kredive në vend janë 6.5%.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që të vazhdojë t’i rrisë normat e interesit deri në mes të vitit 2024, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin në vendet e Bashkimit Evropian.

    Por disa ekonomistë janë të pajtimit që të rriten këto norma në mënyrë që të ulet inflacioni e disa të tjerë e shohin si shqetësuese rritjen e normave të kredive.

    Për ekonomisti Arian Sahiti, kjo rritje do të ishte e domosdoshme.

    “Kjo normalisht që ka impakt edhe te ne në Kosovë, sepse ne e ndjekim Euriborin. Kështu impakti ka me qenë tek ata të cilët do të marrin kredi të reja dhe ata që janë ekzistues. Në anën tjetër të masat e gjera të popullit impakti ka me qenë pozitiv, sepse stopohet sasia e madhe e parave në treg dhe kur nuk ka sasi të madhe të parave  në treg, atëherë çmimet kanë tendencë të bien. Rrjedhimisht nëse produktet nuk shiten gjithsesi që do të bien çmimet”, tha ai.

    Por për ekspertin e Ekonomisë,  Safet Gërxhaliu, thirrja për rritje të normave të kredive është shumë shqetësuese.

    Ai tha se për sektorin privat kjo do të jetë sfidë e madhe.

    “Në rend të parë duhet të kuptohet se në Kosovë përballë krizës nuk kemi seriozitet dhe  po neglizhohen shumë procese. Në rend të dytë kërkesa e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Bankën Qendrore Evropiane,  ka qenë  shumë shqetësuese,  ku kërkohet me ngulm që të rriten kamatat në kredi që të luftohet inflacioni, ndërsa Kosova në këtë drejtim është para sfidave të shumta, sepse në një anë e kemi inflacioni që është shumë shqetësuese në anën tjetër e kemi Evropën e cila siç duket nuk do të mund t’i shpëtojë recesionit . Për sektorin privat do të jetë sfiduese e ardhmja, sepse sot në Kosovë kemi kamata bankare afër 7%, nëse vazhdohet në ketë drejtim, këto kamata do të kenë trend rritës dhe do të ketë një ngufatje të sektorit privat”, tha Gërxhaliu, për Radio Kosovën.

    Norma mesatare e interesit në kredi në bankat komerciale, sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 6.5 për qind.

    Euribori ndërkaq është rritur brenda pak muajve nga 0.45 në 3.8%.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.