×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gërxhaliu: Qeveria “Kurti” nuk i zbriti pensionet, kemi të bëjmë me nivelizim

    FrontOnline
    22 Prill 2021

    Pas përhapjes së pandemisë me Covid-19, jeta e qytetarëve të Kosovës në aspektin ekonomik u  vështirësua.

    E për t’iu dalë në ndihmë moshës së shtyrë (pensionistëve) qeveria “Kurti 1”, pati vendosur që pensionet e tyre të rritën për 30 euro, për tre muaj.

    Vendimi i Kurtit u vazhdua edhe nga Qeveria “Hoti”.

    Ai gjatë fushatës e pat vazhduar këtë vendim I cili u shfuqizua të mërkurën.

    Qeveria “Kurti2”, të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, vendosi që shtesat të ulën për 20 euro, nga 120 tani pensionistët do t’i marrin 100 euro.

    Por, ky vendim i Qeverisë u kritikua mjaftë shumë nga partitë opozitare.

    E njohësit e ekonomisë, kanë mendim ndryshe.

    Safet Gërxhaliu në një prononcim për portalin FrontOnline, tha se vendimi i Qeverisë për shtesat e pensionistëve ka të bëjë me nivelizim dhe jo me ulje.

    Ndërsa kundërshtimet politike, Gërxhaliu, po i sheh si qasje të natyrës opozitare.

    “Duhet të kuptohet se problemet e grumbulluara nga e kaluara janë të mëdha dhe është e pamundur të mendohet se për 3 javë do të zgjidhen të gjitha problemet nga e kaluara, në rend të dytë është e vërtet që pritjet janë të mëdha por vërtet në këtë kohë të shkurtë,  është e pamundur të realizohen dhe ajo çka më tepër është duke u komentuar kohëve të fundit është më tepër nga dimensioni politik se sa analitik, është fakt të thuhet se ka ulje apo zvogëlim të pensioneve, duhet të jemi të vetëdijshëm se në termin ekonomik ekziston ulja ekziston harmonizimi, ekziston një formë e nivelizimit dhe prandaj në këtë drejtim unë besoj se kemi më tepër nivelizim”, tha Gërxhaliu për Front Online.

    Ai thotë se reagimet dhe kritikat janë të natyrës opozitare derisa e sheh shumë hap të mirë që këto pensione do të ipen deri në fund të këtij vitit.

    “Nëse i ki 130 euro, i ke të garantuara për tre muaj dhe i ki 100 euro që janë 10 euro më shumë së 90 euro që i ke pasur në të kaluarën dhe i ki të garantuar për një vit, atëherë lind pyetja se ku është defekti mirëpo besoj se po bijmë më tepër pre e një dimensioni të analizës politike të cilat janë qasje të natyrës opozitare, por besoj që duhet të kuptohet se sfidat janë të shumta dhe kjo ka të bëjë me nivelizim dhe jo me ulje sepse më mirë është të kemi siguri 1 vjeçare  se sa tre muaj e më pas të jemi në mëshirë të kohës”, tha tutje ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij. Hamza...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.