×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gërxhaliu: FMN-së i intereson stabiliteti bankar dhe financiar e jo zhvillimi ekonomik

    FrontOnline
    06 Qershor 2024

    Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, flet për stabilitetin financiar në vend dhe se rritja ekonomike e paraqitur në këtë raport nuk është shumë relevante.

    Ish-kreu i OEK-ut, ka ironizuar me këtë raport, duke thënë se i ngjasonte atij të shteteve më të zhvilluara. Sipas tij, FMN-së i intereson më shumë stabiliteti bankar e jo zhvillimi ekonomik.

    “E lexova raportin ndërkombëtar për Kosovën dhe të mos e kisha shiku dikun që shkruan Kosova, kisha menduar që ky është raport për Singaporin, Japoninë apo ndoshta edhe Zvicrën. Duhet të kuptohet që misioni primar i Fondit Monetar Ndërkombëtar është qe të përcjell stabilitetin bankar dhe financiar apo aspektin buxhetor dhe në këtë drejtim definitivisht nuk ka vërejtje, mirëpo rritja ekonomike 3.9 për qind është shumë relevante dhe e dyta duhet te këtë parasysh se si e menaxhojmë paranë publike, sa janë projekte qoftë në aspektin publik qoftë në atë privat dhe në këtë drejtim vet fakti që kemi këtë periudhë inflatore, kemi ngrirje të pagave në administratën publike po edhe në sektorin privat besoj që një optimizëm i tillë është definitivisht i tepruar”, ka thënë Gërxhaliu. per EO.

    Tutje Gërxhaliu, ka thënë se nuk duhet te ketë optimizëm të madh nga raportet e tilla, pasi krahasimet e bëra janë në nivel të shteteve si Bangaladeshi.

    “Po të ishte ashtu siç e paraqet Fondi Monetar Ndërkombëtar, atëherë lind pyetja pse ikin nga Kosova të rinjtë, pse ik biznesi nga Kosova dhe pse nuk po vijnë qytetarë të vendeve tjera për të jetuar në Kosovë pasi qenka kaq mirë siç e ilustron Fondi Monetar Ndërkombëtar. E di orientimin e tyre që e kanë. Në stabilitetin financiar dhe bankar, e di që marrin krahasime të ndryshme, zakonisht me vende të dobëta dhe kur e krahason Kosovën me Bangladeshin ose vende tjera vërtetë është mirë, nuk kemi arsye për eufori, nuk kemi arsye për optimizëm të madh, duhet punë, duhet partneritet dhe në veçanti Kosovës i duhet stabilitet politik. Nuk duhet të bimë pre e deklaratave të tilla sepse me të vërteta Kosova ka shumë më tepër sfida dhe ekonomia e Kosovës është para sfidave të mëdha se sa që mendon Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione tjera sepse Kosovën e njohin më mirë e dinë ata që jetojnë në Kosovë se sa ata qe shkruajnë nga zyrat në vendet e ndryshme evropiane”, u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Analisti Lavdim Hamidi është tallur keq me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri,i cili sot ka thënë se reduktimet e rrymës janë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës dhe kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për krizën energjetike që po përballet vendi. Hoti ka...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë për të datës...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media. Ai në fjalën e tij para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.