×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla takoi ambasadorin çek: Presim mbështetjen e Çekisë në procesin e liberalizimit të vizave

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot priti në takim ambasadorin çek në Kosovë, Pavel Bilek, nga i cili mori përgëzime për detyrën e re.

    Të dy palët vlerësuan marrëdhëniet midis dy shteteve, duke shfaqur gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre.

    “Gërvalla e njoftoi ambasadorin Bilek për përpjekjet e ekzekutivit kosovar në përballje me pandeminë. Gërvalla uroi që të dyja vendet ta kalojnë këtë periudhë me sa më pak pasoja në njerëz, duke pas parasyh faktin se edhe Kosova edhe Çekia po përballen me shifra të larta të të infektuarve me Covid-19”, thuhet në njoftimin për media.

    Ministrja e Jashtme theksoi se synim i qeverisë së re mbetet menaxhimi sa më i mirë i situatës me pandeminë dhe sigurimi sa më i shpejtë i sasisë së nevojshme të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

    “Në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimet politike në vend dhe procesin e mbylljes së konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Më tej, ministrja Gërvalla ka potencuar se shpreson në mbështetjen e Çekisë në procesin e librealizimit të vizave, sikurse edhe atë të integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq në fushën e bashkëpunimit bilateral, ministrja Gërvalla tha se pret që një bashkëpunim i tillë të shtrihet në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe këmbimit tregtar.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë”...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Dënimi i dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ në Sfidën e Kapitenit ka bërë që Diana dhe Arioni të përplasën ashpër me njëri-tjetrin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka njoftuar se të shtunën në këtë qytet vjen “Turneu...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas Top Channel, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati disa fjalë për politikanët e “zëshëm” ndaj atyre që janë në pushtet. Ai ata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.