×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla pret Lammy: Partneriteti mes të dyja vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

    Gjatë takimit, Gërvalla dhe Lammy diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar se Londra mbetet një partner i fuqishëm dhe mbështetës i palëkundur i Kosovës në rrugën e saj drejt forcimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe integrimit ndërkombëtar.

    Përmes një komunikate të MPJD’së u bë e ditur se një ndër temat kryesore të diskutimit ishin sfidat e sigurisë në Ballkan, ku ministrja Gërvalla informoi homologun e saj britanik mbi veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus në rajon.

    Ajo potencoi se përmes bashkëpunimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, mund të ruhet stabiliteti dhe siguria në Kosovë dhe më gjerë.

    “Bashkëpunimi mes dy shteteve pritet të thellohet edhe më tej në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Prill 2025
    Ish-deputeti i listës GUXO dhe ish-bashkëpartiaku i presidentes Vjosa Osmani, Ekrem Mustafa për FrontOnline, ka shprehur kritika ndaj heshtjes së deputetëve të kësaj...
    Lajme04 Prill 2025
    Një vendim i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë që përveç që të vendos tarifë ndaj produkteve kosovare që eksportohen në...
    Lajme04 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar aleancën atlantike NATO-në për 76-vjetorin e themelimit të saj, duke e quajtur si unitet, forcë dhe paqe....
    Të tjera
    Lajme04 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e Masakrës së Kralanit në Gjakovë. Osmani tha se regjimi gjenocidal i Serbisë, pasi...
    Lajme04 Prill 2025
    Pas vrasjes tragjike të policit Alban Vokshi, familjarë dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij. Ndër ta,...
    Sport04 Prill 2025
    Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, e ka pranuar se ‘Azzurrët’ nuk do të jenë klubi i tij i fundit në karrierë. Sulmuesi...
    Lajme04 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të bllokohet rruga “Ibrahim Lutfiu”, shkaku i punimeve në kanalizim nga Drejtoria e Investimeve...
    Lajme04 Prill 2025
    Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka folur për gjasat  e kërkimit të hedhjes poshtë të disa pikave të aktakuzës që është...
    Vip04 Prill 2025
    Ledri Vula dhe Bebe Rexha kanë bashkuar forcat. Dy yjet e muzikës janë takuar në Shtetet e Bashkuara, teksa për publikun u...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.