×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Një prej prioriteteve tona është anëtarësimi në KiE, vetëm një hap jemi larg

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se prioritet i dikasterit të saj mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

    Në hyrje të edicionit të shtatë të Konferencës së Ambasadorëve, ajo ka thënë se në fillim të mandatit të saj anëtarësimi në KiE ishte një synim i largët.

    “Një prej prioriteteve tona mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Në fillim dukej një synim i largët, por tani jemi vetëm një hap larg. Pranimi ynë në aplikim, kalimi i fazave procedurale dhe votimi me 80 për qind në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, tani na ndan vetëm një hap i fundit për t’u bërë pjesë e kësaj organizate që forcon të drejtat e qytetarëve dhe pozicionin tonë ndërkombëtarë”, ka thënë Gërvalla.

    Ndër tjera, ajo ka folur edhe për çështjen e sigurisë në vend.

    “Por siguria kombëtare, mbetet një nga çështjet tona më të rëndësishme diskutimet mbi sfidat dhe prioritetet e sigurisë janë një mundësi për të rritur koordinimin ndërmjet institucioneve tona. I falënderoj shumë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve tona të sigurisë, duke filluar nga ministri i Brendshëm e duke vazhduar tek drejtori i AKI-së, dhe përfaqësues të tjerë të cilët kanë shprehur gatishmëri që gjatë kësaj konferencë të ndajnë me ju një kohë për të biseduar të gjitha temat që lidhen me sigurinë”, ka thënë Gërvalla.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Sot kanë nisur punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në hapjen e kësaj konference, mori pjesë edhe Kryeministri i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave mund të merren 18 lokacione të ndryshme Perparim Rama, kryetar i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik. Lajmin për e ka...
    Të tjera
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti i ka treguar një ngjarje të trishtë Drenushës. Para luftës së fundit në...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan. Sipas KOSTT-it, furnizimi me...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy akuzoi të shtunën kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, organizon pritje në...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të objektit të ri të Komunës se Shtimes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.