×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në Luksemburg, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Kjo darkë pune do të zhvillohet në margjinat e takimit të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, ku ndër temat e agjendës është edhe procesi i zgjerimit me vendet e BP-së.

    “Ky takim joformal është organizuar me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, znj. Kaja Kallas, dhe synon të ofrojë një platformë për një shkëmbim të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga MPJD-se.

    Ndër të tjera, kryediplomatja kosovare, pritet të mbajë edhe takime bilaterale me një numër ministrash të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilët do të diskutojë zhvillimet e fundit në rajon, rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe rëndësinë e përfshirjes së barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke...
    Lajme17 Prill 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e Kadetëve. Në një postim në Faceobok, FSK bën të...
    Lajme17 Prill 2025
    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se mënyra sesi Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur veprimin politik në lidhje...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit ku një i ri ka humbur jetën. Për këtë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Një 29-vjeçar me inicialet M.Sh. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy automjeteve në vendin e...
    Kronika17 Prill 2025
    Një person ka vdekur në një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit.  Lajmi për Front Online është konfirmuar nga Flora Ahmeti,...
    Lajme17 Prill 2025
    Grupi qytetar “Asnjëcentmashumë” ka njoftuar për organizimin e protestës së radhës të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ky grup pritet që...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme u krye në ditët e fundit në Fondacionin Universitar në Kampusin Bio-Medico në Romë ku u hoq...
    Sport17 Prill 2025
    Me dy ndeshjet e sotme, është përmbyllur xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Me fitore, Drita e ka ruajtur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.