×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në KS të OKB-së flet për sul*min te*rrorist në Banjskë: Ishte agresion i hapur nga shteti fqinj

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar përfundimin e mandatit të misionit të UNMIK-ut gjatë fjalimit të saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke e akuzuar këtë mision për raportim të njëanshëm dhe të rrezikshëm për kredibilitetin ndërkombëtar.

    Në një adresim të drejtpërdrejtë, Gërvalla ka ngritur shqetësimin për, siç tha ajo, veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës, dhe ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të ndalë relativizimin e krimeve që, sipas saj, kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

    Duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, Ministrja theksoi se kjo ngjarje “nuk ishte thjesht një incident i izoluar”, por një akt i pastër agresioni.

    “Ky ishte terrorizëm shtetëror, i planifikuar dhe i mbështetur nga Serbia. Ishte akt lufte,” deklaroi ajo, duke kritikuar ashpër mënyrën se si ky sulm është përshkruar në raportin e UNMIK-ut – si një “incident serioz sigurie”.

    Gjatë fjalimit, Ministrja Gërvalla kritikoi ashpër raportimin e UNMIK-ut, duke e konsideruar si “të njëanshëm” dhe në “shpërputhje me realitetin në terren”. “UNMIK-u nuk po e dëmton më Kosovën, po e dëmton kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara,” tha ajo, duke e krahasuar këtë mision me agjenci të tjera të OKB-së që, sipas saj, janë partnere të vërteta.

    Ajo kërkoi që Serbia t’ia dorëzojë Kosovës Milan Radoiçiqin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit paramilitar që morën pjesë në sulmin e Banjskës, si dhe të ndalojë mbështetjen shtetërore për strukturat ilegale dhe kriminale brenda territorit të Kosovës.

    Në fund, Gërvalla deklaroi se Kosova është një demokraci funksionale, që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, por theksoi se “pa drejtësi dhe pa emërtim të saktë të krimeve, paqja do të mbetet e brishtë.”

    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar një shumë totale prej 1,734,872 euro për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2025. Këto të dhëna...
    Lajme24 Prill 2025
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR bën të ditur se sot patën ceremoni të ngritjes së flamujve të Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës,...
    Lajme24 Prill 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Këto shpenzime përfshijnë periudhën Janar-Mars 2025. “Me...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Arianit Koci, avokat, ka folur për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik, duke thënë se deri më tani sipas prokurorisë, vrasja...
    Bota/Rajoni24 Prill 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se do të përdorë një sistem të ri takimesh për viza,...
    Lajme24 Prill 2025
    Sot është ditë e veçantë për të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka treguar se vajza e tij, Rozi, mbushi shtatë...
    Lajme24 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka kryer bastisje në zyret e një subjekti ekonomik në Prishtinë në kuadër të hetimeve...
    Lajme24 Prill 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka komentuar vizitën e sotme të emisarit të BE-së, Peter Sorensen, duke e...
    Lajme24 Prill 2025
    Eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picula, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “do të donte të shkaktonte trazira...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.