×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vras*jes së tyre

    FrontOnline
    24 Nëntor 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e policisë së Kosovës, heronjtë Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në 21 vjetorin e vrasjes së tyre.

    Ajo bëri nderime te lapidari në stacionin policor në Pejë, te vendi i rënies në Raushiq si dhe të varret e tyre në Pobërgjë dhe Koshare.

    Gërvalla në Facebook shkruan se betejat e tyre, Sabahatja dhe Isufi i kanë përmbyllur me nder, por puna e përpjekjet për Kosovën, për sovranitet, demokraci e drejtësi nuk kanë përfunduar.

    “Sot, si përherë, nderuam heronjtë e demokracisë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj . Pasi kishin kryer me nder betejat e luftës për lirinë e Kosovës, mëngjesin e 24 nëntorit 2003, zyrtarët e Policisë së Kosovës, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj po shkonin në detyrën zyrtare, që të kryenin misionin e tyre për rend, drejtësi e sundim të ligjit. Si sot, 21 vjet më parë, ata u vranë në një pritë të organizuar e të porositur nga armiqtë e Kosovës së lirë, duke u shndërruar në dëshmorë të demokracisë. Në kujtim të jetës dhe ëndrrës së tyre, sot bashkë me familjarë, miq e kolegë të heronjve, bëmë nderime te lapidari në stacionin policor në Pejë, te vendi i rënies në Raushiq si dhe te varret e tyre, në Pobërgjë dhe Koshare. Betejat e tyre, Sabahatja dhe Isufi i kanë përmbyllur me nder, por puna e përpjekjet për Kosovën, për sovranitet, demokraci e drejtësi nuk kanë përfunduar.  Prandaj, kujtimi e përkujtimi i heronjve të Kosovës, i heronjve të lirisë dhe të demokracisë, përveç se është detyrë, duhet të jetë edhe nxitja e zotimi ynë për arritjen e drejtësisë së plotë, si kusht themelor për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe një Kosove demokratike që ishte ëndërr e Sabahates, Isufit por edhe shumë heronjve tjerë të demokracisë.  U jetësoftë ëndrra e Sabahates dhe Isufit për Kosovën tonë”, ka shkruar ministrja, njofton Klankosova.tv.

    May be an image of monument and textMay be an image of monument and textMay be an image of 10 people and text

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë “të thikës së përçarjes në popull” ndërsa paralajmëron intenzitete të mëdha “linçimesh”...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i listës Guxo, njëherit ministër i Bujqësisë, s’do...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Sipas njoftimit, në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktakuzë. Klan Kosova ka siguruar aktin akuzues...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëpër banesa kolektive, pasi ka kërkesa të qytetarëve që nga viti...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge. Në një postim në Facebook ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.