×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Macroni të vijë në Kosovë e të shohë se shqetësimet e tij për serbët janë propagandë ruso-serbe

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë për së afërmi se situata me serbët në vendin tonë nuk është siç paraqitet nga Rusia e Serbia.

    Në një intervistë për median turke në gjuhën angleze, “TRT World”, ministrja kosovare ka thënë se e tërë kjo është pjesë e fushatës së fuqishme propaganduese të Rusisë dhe Serbisë kundër aleatëve të Perëndimit.

    “Në lidhje me brengat e presidentit Macron për pakicën serbe në Kosovë, mund ta ftoj atë dhe gjithë të tjerët që mund të kenë brenga të caktuara, ta vizitojnë Kosovën dhe ne do të krijojmë mundësinë që ata të shohin me sytë e tyre dhe (ta shohin) se kjo është pjesë e propagandës së fuqishme nga Rusia dhe Serbia kundër aleatëve të Perëndimit dhe atyre që janë pro Ukrainës në këtë luftë”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla, raporton Klankosova.tv.

    Për çështjen e Urës së Ibrit, kryediplomatja kosovare tha se “është koha të hapet ura dhe këtë do ta bëjmë në atë mënyrë që qytetarët e të dyja anëve të qytetit do të jenë shumë të lumtur”.

    “Nuk po e hapim tani, por po përgatitemi për hapjen e saj në një moment që është i përshtatshëm për qytetin, qytetarët dhe vendin tonë”, u shpreh ministrja.

    Ajo tha se nuk e di pse ka shqetësime nga zyrtarët perëndimorë në Kosovë në lidhje me hapjen e urës, sepse, siç u shpreh ajo, “hapja e urave gjithmonë është gjë pozitive”.

    “Kemi dy ura tjera në të majtë dhe të djathtë të saj, dhe ato përdoren çdo ditë nga qytetarët dhe automjetet dhe nuk ka asnjë problem sigurie. Prandaj, siguria s’mund të jetë arsyeja. Ajo që mund të jetë arsye prapa kësaj është që Beogradi po kërkon vazhdimisht të gjejë ndonjë pretekst dhe të krijojë tensione dhe konflikte në vendin tonë, por ne nuk duhet të lejojmë Vuçiqin të kalojë me këtë. Sepse nëse dorëzoheni para bullistëve, atëherë nuk mund të llogaritësh në rezultat të mirë”, deklaroi Gërvalla.

    Shefja e diplomacisë kosovare kritikoi Serbinë edhe në aspektin e raporteve të saj të ngushta me Rusinë, duke thënë se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, nuk po sillet si burrështetas evropian.

    “Vuçiqi është aleati më i afërt i Vlladimir Putinit në Evropë, dhe dikush që ende e vazhdon bashkëpunimin me Moskën dhe Putinin personalisht. Këto ditë zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Alleksandar Vullin, i cili është nën sanksione të ShBA-së dhe Britanisë, e ka vizituar Moskën. Para pak ditësh ka vendosur lule te varri i Stalinit, dhe nesër do të takohet sërish me Putinin. Pra, kemi një vend shumë pro-Rusi. Prandaj, është mirë gjithmonë të tentohet të kthehet Serbia te vendet evropiane e demokratike, ku Serbia nuk është”, tha ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.