×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Historia e Kosovës është dëshmi se si diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e 10-vjetorit të Akademisë Diplomatike në Pejë.

    Gjatë fjalës së saj hyrëse, Gërvalla ka marrë shembull demokracinë e Kosovës si të suksesshme dhe të fuqishme, duke thënë se i doli zot krizave më të mëdha, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Historia jonë është dëshmi që përkujton se sa e fuqishme dhe e rëndësishme është diplomacia si një përgjigje ndaj krizave dhe për t’i ndaluar ato. Diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave, mbrojtja e nderit të njerëzve, dhe stablitetit”, tha Gërvalla.

    Madje, Gërvalla u bëri thirrje diplomatëve të rinj për ta shijuar Kosovën, kulturën e saj, mikpritjen e historinë.

    “Sa jeni këtu, ju ftoj të vizitoni Kosovën, shijojeni historinë tonë, ushqimin tonë, kulturën tonë dhe ngrohtësinë e njerëzve tanë. Kënaquni, eksploroni dhe merrni kohën që të krijoni momente të paharrueshme”.

    Ndërkaq, në këtë 10-vjetor të Akademisë Diplomatike, tema ishte “Një rol për njerëzimin: vitaliteti i përpjekjeve diplomatike në reagimin ndaj krizave”.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka publikuar një video gjatë ecjes së tij në majën e Rakovicës në afërsi të Istogut....
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar. Në...
    Lajme21 Tetor 2024
    Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra trefishore. Këtë e ka thënë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Sipas deputetit të...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Gjatë ditës së djeshme, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u nderua nga kryetari i Yonkers Mike Spano me mirënjohje të qytetit. Lidhur...
    Kronika21 Tetor 2024
    Një grua dyshohet se është kanosur dhe sulmuar nga një burrë në Llapnasellë. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe me vendim të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, thotë për FrontOnline, se arsye se përse Qeveria Kurti nuk ka bërë themelimin e fondeve...
    Kronika21 Tetor 2024
    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës janë në raportin 24 orësh të policisë. Në Lipjan një burrë është...
    Kronika21 Tetor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “HETIM I VDEKJES- Prishtinë 20.10.2024-20:00. Është...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.