Janë duke vazhduar gërmimet në Kizhevak të Serbisë për mbetjet mortore të disa personave që dyshohet të jenë të personave që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka konfirmuar se deri dje kanë zbuluar pesë varreza.
Gazetari Idro Seferi ka publikuar edhe një fotografi ku shihen ekspertët e forenzikës duke gërmuar varrin masiv ku dyshohet të jenë trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Ndryshe, një muaj më parë, prej kur është zbuluar kjo varrezë masive, me ndihmën e fotografimeve të Kryqit të Kuq, atje po qëndrojnë ekspertë nga Kosova të cilat kanë marrë pjesë gjatë procesit të zhvarrimit të mbetjeve mortore.
Nga aty delegacioni i Kosovës, të premten ka bërë thirrje për mos-politizim, duke shtuar se ekzistojnë dyshime se ka edhe shumë varreza masive në territorin e Serbisë.