×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërmimet në Kishevak, janë nxjerrur mbetjet mortore të tre personave

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Gërmimet për eshtrat e njerëzve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë po vazhdojnë në Kizhevak të Serbisë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit të papërshtatshëm. Grupet punuese kanë njoftuar se tashme kanë zbuluar mbetje mortore, të cilat dyshohen të jenë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

    Koordinatori i delegacionit të Kosovës për persona të pagjetur, Ibrahim Makolli, thotë se ndihmesë e madhe për grupin punues në Kizhevak kanë qenë imazhet satelitoret e siguruara nga State Departamenti Amerikan.

    Sipas Makollit autoritetet serbe e dinë saktë se ku janë varrezat masive.

    “Saktësimi i lokacionit të varrezave është bërë duke iu falënderuar imazheve satelitore të siguruara nga Departamenti i Shtetit të SHBA përmes komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Tashmë ekipet tona janë në lokacion. Sikurse dihet tashmë kanë dalë mbetjet njerëzore në atë vend”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Makolli.

    Ndërkaq drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, i cili nga afër po i ndjek punimet ne Kizhevak të Serbisë, tregon se mbetjet mortore kane filluar te dalin ne pah.

    Gerxhaliu thotë se bashkëpunimi ka qene korrekt me autoritetet Serbe ne kuadër te memorandumit të nënshkruar.

    “Kanë dalë mbetjet mortore. Kanë filluar të dalin edhe pjesë kockore. Për momentin pas largimit të dheut mund të themi se përafërsisht tre persona kanë dalë…Bashkëpunimi është korrekt. Është edhe në kudër të memorandumit të cilin e respektojmë edhe ne kur të hasim në raste të ngjashme ku ka persona të nacionalitetit serb”, deklaroi Arsim Gërxhaliu.

    Ndërsa përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur Bajram Qerkini, nuk po sheh vullnet te mjaftueshëm nga pala Serbe, për zbardhjen e fatit te pagjeturve. Madje sipas tij ata u binden vetëm fal imazheve satelitore.

    “Mjerisht pas pesë viteve, me imazhe satelitore është dashur të bindet udhëheqja e Beogradit se ku i kanë lënë trupat”, deklaroi Bajram Qerkini.

    Kohë më parë shefi i diplomacisë Serbe, Ivica Daçiq, u shpreh i mllefosur me popullin Serb qe po tregojnë se ku fshihen trupat e shqiptarëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Cikloni i parë i fuqishëm, i shoqëruar me masa të ftohta me origjinë polare, ka sjellur reshje të dendura shiu dhe bore...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se partia në të cilën bënë pjesë ajo me kohë e kishte kundërshtuar...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka patrulluar me vetura inteligjente në katër komunat veriore. Sipas njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, njësitet policore janë...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ushtria e Kosovës është një nga 12 ushtritë që i janë bashkuar Operacionit ‘Interflex’ të udhëhequr nga Britania e Madhe, i cili...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se qeveria e tij po mendon ta ndalojë përdorimin e TikTokut dhe Snapchatit në vend. Ai...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka kundërshtuar idetë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, së pari Serbia...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 72 familje përfituan nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike në kuadër të...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.